Beogradi, “luftë të ftohtë” me Tiranën: Vulin, shqetësim të justifikueshëm për Shqipërin e Madhe

Beogradi jo vetëm që s’e ka dënuar ministrin Vulin për deklaratat e tij, siç kërkoi së fundi Tirana zyrtare dhe në një Notë Verbale, por e ka mbështetur atë në një kundranotë.

“Deklaratat e tilla, të cilat përfshijnë bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe krijimin e një Shqipërie të Madhe, paraqesin një arsye të justifikueshme shqetësimi, si për Republikën e Serbisë ashtu edhe për vendet e tjera të rajonit të angazhuara për ruajtjen e stabilitetit dhe intensifikimin e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe, fill pas Notës shqiptare.

Kjo u nuhat dhe nga fakti se Vuçiçi ka heshtur ndaj kërkesës së Ramës për qëndrim ndaj Vulinit dhe kërkimndjese.

Vulin reagoi pas vendimit që Porti i Durrëit bëhet kalon dhe në pronësi të Kosovës, marrë në mbledhjen e dy qeverive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu