Beogradi në alarm, Thaçi, Mustafa dhe Veseli po përgatisin një sulm të rrufeshëm (FOTO)

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli, po përgatisin një sulm të rrufeshëm e të papritur në pjesën veriore të Kosovës”, kanë shkruar sot mediet serbe.

Të përditshmet serbe Politika, Vecernje Novosti, Kurir, Informer, shkruajnë se së shpejti, gjatë muajit shkurt, liderët e Kosovës do të urdhërojnë “pushtimin” e veriut të Kosovës.

Sipas këtyre gazetave, për këtë ‘plan djallëzor” të Prishtinës autoritetet në Beograd janë paralajmëruar nga shërbimi inteligjent rus dhe një shërbim tjetër i inteligjencës miqësor ndaj Serbisë.

Duke përdorur termin fyes për shqiptarët, “Shiptari”, këto media shkruajnë se “sulmin ndaj serbëve në veri të krahinës, me mbështetje të fuqive perëndimore, me muaj të tërë e kanë planifikuar në mënyrë sekrete presidenti i shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Medier serbe shrkuajnë se bazuar në burimet e tyre, Thaçi, Mustafa e Veseli po planifikojnë një ndërhyrje “blitzkrieg” të njësiteve ROSU dhe të FSK-së në veri të Kosovës.

Më tej, thuhet se të dhënat e inteligjencës që i janë dorëzuar Beogradit tregojnë se shqiptarët po e planifikojnë një ndërhyrje të shpejtë të njësiteve përkatëse gjatë orëve të natës.

Millovan Dreçun, ish-njeriu i afërt i Sllobodan Millosheviçit, të njohur si “kasapi i Ballkanit”, sot anëtar i partisë së kryeministrit Vuçiç dhe kryetar i të ashtuquajturit “Komisionit Parlamentar për Kosovë dhe Metohi” në Serbi, ka thënë se deklaratat e Thaçit mund të interpretohen si justifikim për plane të tmerrshme të Kosovës, shkruajnë sot mediet serbe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu