Bëri pushime në Sarandë, polakja i bën ‘hatanë’ pronares së hotelit

Nje grua, pronare e nje hoteli ne Sarande ka kallezuar ne prokurori nje tursite polake. Policia ben me dije se shtetasja M.V, vjeç 30, banuese në Sarandë, ka kallezuar shtetasen polake D.T, vjeç 28.

Sipas kallezimit, polakja i kishte sjelle turiste në hotel, por është larguar nga Shqipëria pa i paguar nje sasi eurosh.
Informacioni i policisë

Më datë 07.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen polake D.T, vjeç 28, banuese në Poloni, pasi dyshohet se më datë 06.09.2017, shtetasja M.V, vjeç 30, banuese në Sarandë, ka bërë kallëzim se, i ka sjellë turist në hotel dhe është larguar nga Shqipëria pa i paguar nje sasi eurosh. Neni 143 i Kodit Penal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu