Bëri shqiponjën dykrenare në Eurovision, mediat serbe ‘sulmojnë’ Anxhela Peristerin

Pjesëmarrja e Anxhela Peristerit ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe. Simboli i shqiponjës dykrenare që ajo ka bërë gjatë një paraqitjeje para mediave, ka revoltuar serbët, të cilët e kanë cilësuar veprimin e saj si një provokim.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyren shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, thuhet ndër të tjera në artikullin e postuar në disa media serbe.

Ndaj këtij artikulli ka reaguar i revoltuar edhe producenti i njohur, Ardit Gjebrea, i cili i ka konsideruar të sëmurë mendorë.

Paraqitja e këngëtares shqiptare me fustanin e kuq, që u vlerësua si e veshura më mirë mes pjesëmarrësve, gjithashtu bëri bujë në mediat serbe. “Srbijadanas” shkruan se Anxhela ka kopjuar këngëtaren serbe, Lepa Brena.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu