Berisha flet hapur për hasmërinë me Haklajt: Më bënë pritë disa herë

I ftuar në Real Story, ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar ndër të tjera edhe se a ka frikë Sali Berisha.

“Unë e vlerësoj pyetjen edhe është pyetje për mendimin tim fondamentale për cdo politikan dhe për cdo njeri. Në tërësi ka dy qëndrime ndaj frikës, ndaj rrezikut, se frika vjen nga rreziku, përballja dhe ikja nga rreziku.

Unë i përkas qëndrimit të parë dhe jap disa shembuj: Në Shkallnur hodhën bombën te këmbët, unë vazhdova fjalimin, në Lushnje shkrehën breshërom unë vazhdova, u nisa për Tropojë dolën Hakjajt bllokuan rrugën, unë vazhdova para bëra mitingun.

Në presidencë, sulmuan e menduan se erdhi koha ta qërrojnë Sali Berishën, erdhën dhe mbetën në hekurat e Presidencës, qëndrova 3 ditë e tre netë duke u ushqyer dhe fjetur në Presidencë.

Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur e kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar”, tha Berisha. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu