Berisha flet për 21 janarin: Rama s’do ishte sot, nëse nuk do të përmbahej

Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuar sonte në “Top-Story” në “Top-Channel” për të folur për 21 Janarin.

Berisha u shpreh se nuk ka patur kurrë ndërmend që ta lëshonte zyrën e kryeministrit gjatë protestës ku vranë 4 protestues.

Ai madje përsëriti se Rama s’do të ishte më sot, nëse nuk do të përmbahej pas atyre ngjarjeve. “Ai kërkonte të mbante fjalim nga zyra ime. Për asnjë arsye në botë nuk do ta lëshoja zyrën time. Por nëse Rama s’do të përmbahej, ai sot s’do të ishte më”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shprehu keqardhje për 4 të vrarën më 21 Janar, por insistoi se zyrën e tij nuk do ta lëshonte kurrë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu