Berisha i tha: Mos shkel në Tiranë! Por Vuçiq i përgjigjet

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka qenë gjithnjë kritik ndaj Vuçiç. Madje ai ka paralajmëruar një protestë në 20 dhjetor, ditën kur vjen edhe Presidenti serb në Shqipëri.

Megjithatë Aleksandar Vuçiç e ka sfiduar hapur Berishën duke deklaruar se në datat 20 dhe 21 dhjetor do të vijë në Shqipëri për takimin e radhës të nismës “Ballkani i Hapur”.

Vuçiç njoftoi se ai do të jetë në Tiranë për të nënshkruhej një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës që do të kenë vlerë për të treja vendet.

Kjo deklaratë vjen disa ditë pasi nga kuvendi i demokratëve në 11 dhjetor Berisha e paralajmëroi të mos guxontë të shkelte këtu.

“Ballkani i Hapur është Ballkani i hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri, Gëbelsin e Milloshevicit mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë”, tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu