Berisha: Ramës i mbyllën dyert në Konferencën e Mynihut, përfundoi duke ‘u puthur me Dashin’

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një konferencë për mediat të premten se, kryeministrit Edi Rama iu refuzua pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Berisha ironizoi edhe takimin që kreu i qeverisë zhvilloi sot me kryeinspektorin e ri, ish-deputetin e PD, Dashnor Sula.

“Edi Rama sot që kishte prenotuar hotele, salltanete dhe bëhej gati komunikata të parafabrikuara të na dërgonte nga konferenca më e rëndësishme vjetore e sigurisë në botë, që është Konferenca e Mynihut, nuk shkoi dot. Ai dhe ekipi i tij nuk u nis dot për Mynih, e anuloi.

Batoni me një pjesë të ekipit është në Mynih duke e pritur, por Rama, thashë edhe njëherë, ajo që thotë populli puthu me Milon, u bë sot e vërtetë, puthu me Dash Sulën.

Ky është një akt për të cilin do të shpreh mirënjohjen më të madhe të gjithë atyre që i refuzuan takimet narkodiktatorit të Tiranës.

Të gjithë atyre që i anuluan takimet e fiksuara para vizitës së tij në Bruksel.

Të gjithë atyre që e bënë me qëndrimet e tyre Edi Ramën mish të huaj, trup të huaj në atë konferencë dhe ia mbyllën dyert.

Pra, në një hark kohor trejavor, në dy aktivitetet më të rëndësishme, absolutisht më të rëndësishmet të vitit, në forumin global të Davosit dhe në Davosin e sigurisë, që është Konferenca e Mynihut, dyer të mbyllura për kryehajdutin e kombit shqiptar.

Nderimin më të madh qytetarëve opozitarë, të cilët me protestat e tyre, u bënë zëri i ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve. Të cilët me revoltën e tyre, me kryengritjen e tyre paqësore, u bënë zëri i ndërgjegjes qytetare dhe kombëtare të kombit shqiptar”, tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu