Berisha sërish në krye të PD-së? Ja ç’thotë ish-kryeministri

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka kthyer përgjigje zërave për një rikthim në krye të partisë. Qartësisht e artikuloi këtë kërkesë Arben Imami para pak ditësh, por Berisha thotë se nuk do të marrë asnjë rol të tillë.

“Unë nuk jam i gatshëm të marr asnjë rol, përveç këtij roli që kam.

Jam njeri i tërhequr dhe i dorëhequr.

Unë besoj se ky grup, të gjithë, këta ish-drejtues, Basha dhe drejtuesit e tjerë aktualë, i kanë të gjitha mundësitë dhe pontencialet, që në interesin më të mirë të Shqipërisë e shoqërisë shqiptare, por edhe miqtë e PD janë thellësisht të interesuar që PD të konsolidohet në të gjitha kontributet e veta, të gjejnë rrugën dhe vazhdojnë betejën, pasi askush nuk mund të thotë sot, se Shqipëria ka pasur ndonjë rrezik më të madh në këto 27 vite se narkoshtetin e Edi Ramës” – thotë Berisha në një intervistë për Fax News.

Por nëse bashkimi të gjitha rrymave nuk ndodh a rrezikon PD përçarjen?

“Unë besoj se nuk do të dështojë bashkimi. Nuk është një proces i lehtë, por uroj dhe dëshiroj që secili të marrë përgjegjësinë e tij dhe në interesin më të mirë duke pasur përballë një situatë të vështirë.

Theksoj se kontributet duhet të bashkohen dhe duhet të bëhet një përpjekje shumë e madhe për të elektrizuar rininë shqiptare, angazhuar atë në një betejë si rruga e vetme për të përmbysur këtë klikë në pushtet, e cila pa revolucion nuk ikën” – thotë Berisha.

Sipas tij disa hapa janë hedhur, por shton se bashkimi duhet për përfshijë të gjitha kontributet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu