Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se Saimir Tahiri ka kërcënuar Kryeministrin Edi Rama se ka video me skena erotike të filmuar në resortin “Santa Quaranta” të Kelmend Balilit.
Në një status në Facebook, Berisha shkruan se Tahiri këtë gjë e ka bërë përmes gazetarit investigativ Artan Hoxha, i cili njihet për afërsinë që ka me policinë.
Sipas ish-Kryeministrit, kjo situatë në qeveri është një tregues alarmant për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.
Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Tahiri leshon bomben:
– Nuk isha une po vet Rama i fillmuari me skena erotike ne Santa Quaranta!
Te dashur miq, sonte ne darke Saje qorri, nepermjet nje gazetari me afinitet te madh me policine, denoncoi, pa kaluar 24 ore nga shkarkimi, Edivin Kristaq Ramen si personin qe eshte filmuar ne skena erotike ne Santa Quaranta dhe per rrjedhoje eshte peng i Balilit.
Qytetare, ky denoncim klamoroz i Saje qorrit ndonese pas shkarkimit te tij, deshmon se Ediskobari eshte peng i Eskobarit te Ballkanit dhe kjo perben deshmine me te rende te gjendjes katastrofale ku eshte katandisur Shqiperia!
Vetem revolucioni demokratik qe vazhdon fitimtar prej 22 ditesh do te shpetoje Shqiperine! sb