Besi surprizon me menunë e dasmës, bukë misri me djath dhe domate (FOTO)

Vetëm Besart Kallaku mund ta bënte këtë në dasmën e tij… Me siguri zgjedhja e menusë i ka marrë shumë kohë çiftit dhe kanë dashur të bëjnë zgjedhjet më të mira, në harmoni dhe me mjedisin elegant që kanë zgjedhur për darkën e dasmës së tyre, por Besi ka menduar që kjo darkë të hapet në një mënyrë origjinale.

Dhe të gjithë të ftuarit kanë mbetur të befasuar… Në pjatën e parë ka pasur bukë misri, me domate, pak djathë të butë dhe perime, shkruan ‘Newsbomb’, e cila shton që kjo pjatë është shoqëruar edhe me dhallë.

E po do e kujtonte Besi që është “katunar” siç e quan vetë veten, por të gjithë të ftuarve duhet t’i ketë pëlqyer pjata e fëmijërisë, sigurisht përgatitur me produktet më të mira, bio.

Gjithçka e zgjedhur me kujdes, por edhe me qëllimin për të sjellë pak humor siç ishte pjata e parë.

Prej shumë kohësh Besi publikon në rrjetet sociale pjatën me vaktin e tij, ku nuk mungon asnjëherë domatja me djathin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu