Ndërmarrjet mund të presin ndihmë nga shteti në periudhën e ardhshme, ndërsa 100 milionë euro që do të arrijnë janë pikërisht për kredi të favorshme në sektorin privat që janë përmendur në pakon e katërt të masave ekonomike për t’u përballë me krizën kovid, porositi sonte ministri i Financave, Fatmir Besimi.
“Qeveria ka parashikuar 50 milionë euro në Buxhetin për programin kovid dhe këto mjete janë më se të mjaftueshme që të realizohet pakoja e pestë e masave në pjesën e pagave për shkurtin dhe marsin, por edhe për instrumente të tjerë përmes Bankës zhvillimore, siç janë kreditë e favorshme pa interes me një grejs periudhë 12-mujore”, tha Besimi në një intervistë për TV Sitell dhe shtoi se nga gjithsej 160 milionë euro për pakon e pestë, 50 milionë janë mjete buxhetore që tashmë janë parashikuar.
Ai theksoi se në Buxhet ka mjete dhe ai është likuid.
“Kjo periudhë është planifikuar mirë, dhe realizimi është i mirë sa i përket të hyrave, realizimi i të cilave është 99 për qind. Likuiditeti i Buxhetit absolutisht nuk është vënë në diskutim dhe tani për tani është në gjendje të mirë edhe në lidhje me pagat ashtu edhe në lidhje me ekonominë. Nuk ka nevojë ose hapësirë për spekulime sepse faktet tregojnë se të ardhurat nga taksat nga janari deri më 15 mars janë 4.1 për qind më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat e përgjithshme për 3.3 për qind dhe ka një rritje të të ardhurave nga kontributet dhe TVSH-ja dhe janë më të mëdha se periudha kur nuk kishte krizë”, shpjegoi Besimi.
Sidoqoftë, theksoi ai, gjatë krijimit të Buxhetit kemi pasur dy skenarë, njëri është bazik dhe optimist dhe parashikon rritje prej 4.1 përqindëve, dhe tjetri është pesimist nëse situata me pandeminë përkeqësohet dhe parashikon rritje prej 2.1 për qind.
Ai njoftoi se BEI mund të pritet të mbështesë zbatimin e projekteve të ardhshme të infrastrukturës së zhvillimit, por edhe për ekonominë në periudhën e ardhshme dhe theksoi se kjo u dakordua në takimet e fundit në Luksemburg me udhëheqjen e Bankës Evropiane të Investimeve së bashku me kryeministrin Zaev.