Besnik Dernjani i bashkohet Lëvizjes Demokratike, rritet mbështetja e të rinjve në Çair

Lëvizja Demokratike – VLEN po vazhdon të zgjerohet, duke tërhequr gjithnjë e më shumë të rinj që po e shohin si adresën e tyre politike.

Së fundmi, radhëve të saj i është bashkuar edhe Besnik Dernjani, kryetar i Forumit Rinor të BDI nëndega Topansko – Çair, i cili largohet nga BDI për t’iu bashkuar subjektit që udhëhiqet nga Izet Mexhiti.

Ky zhvillim shihet si pjesë e një trendi në rritje, ku të rinjtë po orientohen drejt një force politike që ofron hapësirë reale për angazhim dhe avancim. Në terren, Lëvizja Demokratike – VLEN po forcon strukturat dhe po krijon hapësirë për energji të re, ide të reja dhe përfshirje më të drejtpërdrejtë të rinisë në proceset vendimmarrëse.

Me këtë ritëm, LD në kuadër të VLEN po konsolidohet si një alternativë serioze për brezin e ri në Çair dhe më gjerë, duke u shndërruar në një nga adresat kryesore për të rinjtë që kërkojnë rol aktiv në politikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu