Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Abin Kurtin, duke thënë se ai vetëm po sillet e pshtillet dhe nuk po formon Qeverinë.
Tahiri, njeri i afërt i kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka akuzuar Albin Kurtin se po e vonon formimin e qeverisë së re të vendit.
Goditjen ndaj Kurtit, Tahiri e ka dhënë nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ku e ka komentuar situatën e fundit politike të krijuar në Kosovë, me ngecjen e bisedimeve mes VV’së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e koalicionit qeverisës.
“Po bëhen 3 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve dhe ende Albin Kurti sillet e pshtillet dhe nuk e formon qeverinë”, është shprehur Tahiri në rrjetin social, në internet.
“Është e papranushme, dikush që deri dje ka folur për parime politike, sot për një ministri më shumë a më pak me majt pezull një vend”, ka thënë ai.
“Albin, Isa Mustafa nuk të jep pozitën e presidentit, keshtu që mos na humb kohë as neve e as vetit. Populli të votoi për me marr përgjegjësi jo me e majt ata pezull”, ka shkruar Tahiri.