Beteja e Gaugamelës: Gjenialiteti i djaloshit 25-vjeçar, që gjunjëzoi një perandori të tërë

Cilat janë cilësitë që e bëjnë një gjeneral të jetë i jashtëzakonshëm? Inteligjenca? Kreativiteti? Guximi? Të menduarit me një kalkulim të akullt? Karizma? Apo Fati? Figura kyçe në betejën e Gaugamelës që i shpalosi të gjitha këto cilësi është konsideruar si gjenerali më i mirë i të gjitha kohërave i cili asnjëherë të vetme nuk shijoi disfatën.

Vetëm 32 vjeç kur ndërroi jetë, ai kishte pushtuar një perandori më të madhe se ajo e pushtuesit të parë në histori, Siriusit, ajo zgjatej nga Greqia dhe Egjipti dhe përfundonte në Indinë Veriore. Fushatat e tij heroike për pushtim dhe dominim influencuan imitues të largët historikë si Napoleoni dhe Hitleri.

Emri i tij ishte sigurisht, Aleksandër, i njohur botërisht si Aleksandri i Madh i Maqedonisë.

Aleksandri ishte i biri i Filipit II i Maqedonisë, një mbretëri e cila kishte filluar të shfaqte hegjemoninë e saj në veri të Greqisë. Gjatë mbretërimit të Filipit II (359pr.K-336pr.K) ai e transformoi Maqedoninë në një fuqi ushtarake të dorës së parë.

Sigurisht që jo vetëm novacioni i ri ushtarak që integroi në ushtrinë maqedonase, falanga, e ndihmoi Filipin të nënshtronte fqinjët dhe të krijonte perandorinë maqedonase, por edhe lufta shkatërrimtare e Peleponezit në të cilën grekët luftuan më njëri-tjetrin padiskutim që ndihmuan ngritjen e hegjemonisë së saj.

338 pr.K, pasi falangat maqedonase provuan të ishin një makineri ushtarake madhështore gjatë ekspeditës për të pushtuar Athinën dhe Tebën, Filipi mori lidershipin e Lidhjes së Korintin, grupimi i disa qytet-shteteve greke. Në 336 pr.K filloi parapërgatitjet për pushtimin e perandorisë perse por ai u vra gjatë një gostie, autori edhe sot mbetet i panjohur.

I biri, Aleksandri i cili nuk ishte veçse 20 vjeç, trashëgoi fronin e Maqedonisë. Atij ju desh jo vetëm të merrte fronin e të atit, por edhe të tregonte se ishte mjaft i fortë për ta ruajtur fronin.

Me t’u bërë mbret ai jo vetëm që ekzekutoi këdo që mund ta vinte në diskutim pretendimin e tij për fronin, por edhe detyroi ushtrinë t’i betohej personalisht për besnikëri ndaj tij. Aleksandri synonte të vazhdonte planin e të atit për pushtimin e Persisë.

Kundështari i aventurës së llahtarshme të Aleksandrit ishte Dari III, perandor i Persisë i quajtur ndyshe si “mbreti i mbretërve” dhe i ardhur në pushtet në të njëjtin vit me Aleksandrin. Burimet antike (kryesisht greke) konfliktohen mbi figurën e Darit, duke e portetizuar të dobët dhe të pavendosur, por burime të tjera dëshmojnë se vetëm në vitin e parë, Dari në mënyrë të suksesshme shtypi një revoltë në Egjipt.

Në vitin 334 pr.K, Aleksandri kapërceu Greqinë për të mos u kthyer më. Filloi marshimin mbi Persinë më qëllim që të çlironte helenët nga pushtimi politik i Darit. Aventura e tij ishte e rrezikshme duke qënë se ai po sulmonte një perandori 50 herë më të madhe dhe 20 herë më të populluar.

Ndalesën e parë Aleksandri e bëri në Trojë ku i thuri atribute Akilit dhe qytetit homerik. Pas kësaj ndalese soleme për Aleksandrin erdhi konfrontimi mes ushtrisë perse dhe maqedonase, në Lumin Granikus ku kundërshtari i tij i parë ishte guvernatori atje.

Ai udhëhoqi me trimëri dhe zotësi kavalerinë maqedonase, dhe gjatë përleshjeve trup më trup, shpata e një finiku persian, Spithriades, i preu majën e helmetës Aleksandrit, por Aleksandri i shpëtoi vdekjes. Nëqoftëse shpata do e kishte goditur disa milimetra më afër aventura e Aleksandrit do të kishte përfunduar pa filluar.

Por megjithatë Aleksandri në Granikus korri një fitore të shkëlqyer. Fitorja e parë e fushtatës kundër Persisë u ndoq nga angazhimi real i Aleksandrit, çlirimi i njëpasnjëshëm i qyteteve greke përgjatë Anadollit perëndimor edhe në qoftë se qytetet ishin kundër tij.

Rreziku më i madh që kërcënonte sulmuesin ishte superioriteti lundrues i persëve, flota perse mund të udhëtonte gjithmonë drej Greqisë dhe të nxiste një revoltë, gjë që e realizoi në Persepolis, revolta të tilla do bënin që Aleksandri ta ndërpriste fushatën në Azi.

Për të shmangur këtë gabim, Aleksandri përdori një parim strategjik gjenial, Ai filloi zaptimin e të gjitha bazave dhe bastioneve bregdetare perse në Mesdheun lindor. Kështu flota perse e izoluar nuk ishte baza veprimi. Gjatë marshimit për të bllokuar flotën perse kontinentalisht Dariusi u bë gati për të luftuar përsonalisht Aleksandrin në Isus në 333pr.K.

Pas fitores së Aleksandrit në Isus, Dari e dezertoi betejën dhe u largua. Aleksandri vazhdon i pakundështuar lëvizjen e tij përgjatë bregut lindor të Mesdheut, bujar me qytetet që i dorëzoheshin. Ai vazhdoi në Egjipt ku u prit si çlirimtar, ndërsa mbreti Dar qëndronte në Mesopotami pa bërë asgjë.

Në Egjipt Aleksandri vizitoi tempullin e Amonit. Priftërinjtë atje e siguruan se Amoni dhe Zeusi ishin e njëjta perëndi dhe se Aleksandri ishte biri i Zeusit.

Nga gjithë këto fjalë mikluese Aleksandri pati mëshirë për egjiptianët, të cilët e quajtën Iskandari i madh. Pushtimi i Egjiptit do të përbënte mbështetjen kryesore të pushtetit të Aleksandrit të madh mbi Mesdheun lindor. Për dy vjet kishte pushtuar gjysmën e perandorisë. Ndoshta ishte perëndi. I hidhërur nga disfata pas disfate Dari i bëri një propozim një traktat miqësie Aleksandrit.

Aleksandri jo vetëm që nuk e pranoi, por kërkoi nga Dari që ta njihte si Zot të Azisë në të kundërt ai do e sfidonte në një betejë, e cila do ishte një nga pikat e kthesës më revulucionare të historisë.

Kur gjenerali i besuar i Aleksandrit, Parmenioja, mësoi për propozimin, tha: “ Nëse do të kisha qënë Aleksandri unë do të kisha pranuar” Aleksandri replikon: “ Edhe unë po të kisha qënë Parmenioja do pranoja, por unë jam Aleksandri”. Kur pa se Dari nuk po vinte drejt tij, Aleksandri lëvizi i pari.

Ajo që Aleksandri nuk dinte është se gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, Dari kishte mobilizuar një ushtri që numëronte, siç thojnë disa burime të ekzagjëruara antike, mbi një milion njerëz. Ai e la Aleksandrin të vazhdonte pa pengesa marshimin që prej Egjiptit e deri në perandorinë perse. Një natë përpara se maqedonasit të kalonin lumin Tigër në orën 21:00, 20 shtator 331 pr.K kishte një eklips hënor.

Duke qënë se është regjistruar se 11 ditë kishin kaluar nga eklipsi me fillimin e betejës, Gaugamela mund të datohet saktësisht 1 tetor 331 pr.K. Ia vlen të përmendet fakti se në të gjithë betejat antike, beteja e Gaugamelës është përjashtimisht më e mirë dokumentuara, por gjithsesi detajet mungojnë. Ekzistojnë 4 raportime për betejën e Gaugamelës.

Shkrimet ariane, Shkrimet e historianëvë si: Kunitus Kurtius, Diodorus Sisulius dhe Plutarku.

Ajo çfarë ka penguar edhe ekzistencën e dëshmive okulare është edhe fakti se gjatë betejës kishte pluhur dhe kjo nuk lejonte vrojtimin. Mbreti Dar po e priste në një vend të quajtur Gaugamela (që do të thotë kullota e gamiles). Kjo betejë do të vendoste për fatin e një kontitenti të tërë dhe jo të një vendi të vetëm si në Granikë dhe në Isus.

Rezultati i Gaugamelës do të shihte fundin e Dinastisë Akamenide perse, që kishte dominuar Persinë për më shumë se 300 vjet dhe lindjen e një epoke të re. Beteja e mëposhtme na e vërteton më së miri se si pak orë luftimesh të ashpra mund të vendosin fatet e perandorive të tëra.

Beteja

Avantazhi numerik ishte avantazhi më i madh i Darit, ai kishte mbledhur trupa nga çdo cep i perandorisë së tij. Por ushtria më e madhe, armatimi më i plotë dhe vendodhja më e mirë nuk i bënin dobi Darit, kur komanda e tij e lartë jep prova paaftësie, siç ishte rasti i ushtrisë perse.

Ajo nuk ishte veçse një madhësi gjigande individësh të mbledhur me forcë, pa asnjë unitet real. Por ajo që mund ti jepte ushtrisë së Darit një avantazh minimal ishte terreni i zgjedhur nga ai vetë.

Parametrat topografikë të Gaugamelës nuk e lejonin kavalerinë e Aleksandrit të ankoronte krahët e saj, mungesa e kodrave, lumejve dhe e pengesave të tjera gjeografike i lejonte ushtrisë së madhe perse të përdorej me efekt të plotë. Së fundmi, Dari përfshiu në ushtrinë e tij të sërmadhe edhe elefantë edhe 200 koçi të modifikuara.

Prej shekujsh koçitë nuk përdoreshin më si armë por Dari i kishte rikthyer ato si mjete luftimi. Koçitë e Darit, me tehe kosash në boshtet e tyre, do të përdoreshin për të thyer formacionin maqedonas, ndërkohë që kavaleria do t’i sulmonte nga të dyja anët dhe do të mësymte në qëndër ku formacioni ishte çarë.

Këshilltarët e Aleksandrit të frikësuar nga shtat-madhoria e ushtrisë perse e nxitën që ta fillonin sulmin natën, duke maskuar inferioritetin e tyre numerik.

Aleksandri e refuzoi këshillën e tyre duke thënë se nuk do ta “vidhte” fitoren, mes të tjerash mundja e një ushtrie kaq të madhe sa ajo persiane do ta demonstronte natyrën e tij hyjnore dhe kështu e gjithë ushtria e Aleksandri fjeti gjatë natës. Dari, i frikësuar nga një mësymje, e mbajti ushtrinë e tij të mobilizuar për betejë gjatë gjithë natës. Nga mëngjesi, Aleksandri kishte fituar një avantazh.

Trupat e tij ishin gdhirë plot energji në kotrast me trupat gjumashe perse.

Mëngjesi erdhi, për të parandaluar rrethimin nga të dyja krahët Aleksandri i përtheu krahët e kavalerisë si edhe në prapavije pas formacionit qëndror maqedonas pozicionoi në linjë të dytë të përbërë nga aleatë dhe mercenarë.

Aleksandri filloi ta lëvizte kavalerinë në krahun e tij të djathtë dhe Dari iu përgjigj duke dërguar kavalerinë e krahut korrespondent. Por akoma asnjë luftim. Dari e filloi sulmin i pari duke hedhur në sulm elefantët dhe kocitë kositëse që u eleminuan një për një nga shtizë hedhësit maqedonas.

Por karrocat e mbetura arritën që të futeshin pa rrëmujë në linjën e dytë maqedonase, ku atje maqedonasit i dhanë fund, koha e kur koçitë dominon fushëbetejën kishte kaluar.

Tani e majta e kavalerisë perse sulmon krahun e majtë maqedonas po ashtu aksioni fillon edhe në krahun e Aleksandrit.

Por një boshllëk po krijohej midis linjës qëndrore maqedonase pasi këmbësoria përbërëse e kësaj linjë po i vinte në ndihmë krahut të majtë dhe të djathtë të kavalerisë maqedonase.

Dari dërgoi më shumë trupa kavalerie jo vetëm për të bllokuar Aleksandrin, por edhe për të shfrytëzuar boshllëkun e hapur në linjën maqedonase.

Një grup kalorësish pers e depërtoi të çarën por nuk e sulmoi nga mbrapa linjën maqedonase, pasi ishte më e interesuar në furnizimet e kampit, pasi iu afruan kampit ata vriten nga linja e dytë maqedonase.

Në krahun e djathtë të kavalerisë, Aleksandri kishte arritur të ndante kavalerinë në krahun e djathtë pers nga trupi qëndror i ushtrisë, ai u vërsul furishëm drej Darit. Sërisht, Dari ia mbathi. Ushtria persiane nisi të shpërbëhej, por e vonoi aq shumë Aleksandrin, saqë mbreti i mbretërve arriti të largohej.

Kjo fitore, ashtu si edhe fitoret e tjera të tij, në pjesën më të madhe, i detyrohen trupës së organizur dhe të stërvitur nga Filipi, falanga. Gaugamela ishte për Aleksandrin arritje më kulmore si gjeneral, ishte një betejë ku dukej se kundështari i tij kishte avantazhe mjaft të mëdha: superioritet numerik, zgjedhje e fushëbetejës si edhe një armë sekrete, por përpikmëria dhe mirëpërgatitja e sistemit të luftës së maqedonasve, i vuri vizën një për një çdo avantazhi pers.

Pas Gaugamelës, Aleksandri vërshoi të kapte qytetet e mbetura perse. Edhe pse perandoria e tij e bashkuar nuk i mbijetoi përtej vetë jetës së Aleksandrit, trashëgimia e vërtetë ishte përhapja e kulturës greke përgjatë gjithë perandorisë.

Duke startuar kështu fillimin e një epoke të re në historinë Mesdhetare , epokën Helenike (323 pr.K-31pr.K), për shkak se u dominua nga kultura helenike greke.

Pra fitorja në Gaugamelë i mundësoi Aleksandrit të ngrinte bazat e qytetrimit grek ( më i përparuari në Europë) deri në Azinë Qëndrore dhe në Indi. Pas vdekjes së Aleksandrit nga ethet, gjeneralët (pas shumë luftrave civile) e ndanë perandorinë mes tyre. Por edhe kjo perandori e copëtuar arriti ta fusë thellë kulturën greke në Azi dhe nxiti tregtinë ndërkombëtare të mallrave dhe ideve. Për shembull, skulpturat e Budës në Indi ngjasojnë me Apolon.

Aleksandria, qyteti të cilin Aleksandri e themeloi në Egjipt, u bë një nga qytetet më madhështore në botën antike, një qëndër kolosale e artit dhe e arsimimit grek dhe gjithashtu e tregtisë dhe qeverisjes.

Duhet ritheksuar se nëqoftëse nuk do të kishte qënë për fitoren e Aleksandrit në Gaugamelë, qytetërimi grek kurrë mund të mos ishte shpërndarë përtej kufijve të Greqisë dhe gjithashtu nuk do të ushtronte influencën e saj kulmore mbi rrjedhën e qytetërimit perëndimor.

Referencat

Fox, Robin Lane, Alexander the Great. Penguin Books, 2004.

Hecke, Waldemar and Jones, Ryan, Macedonian Warrior. Osprey Publishing, 2006.

Fueller, J. F. C, The Generalship of Alexander the Great. Da Capo Press, 2004.

Gabriel, Richard and Boose, Donald, Great Battles. Greenwood, 1994.

Weir, William, 50 Military Leaders that Changed the World. New Page Books, 2006.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu