Bexheti-Arifit Të dezinfektohen edhe ndërtesat ku jetojnë shumica e qytetarëve

Si shumë vende të botës edhe Maqedonia e Veriut u prek nga virusi korona i cili ka krijuar mjaft frike tek qytetarët në vend. Në RMV rastet e reja sa vijnë e stohen dhe kjo ka bërë që të reagojë edhe rinia e Tetovës.

Me një status në rrjetin social Facebook një i ri nga Tetova, Shukri Bexheti i është drejtuar kryetares Teuta Arifi ku i lutet asaj të merren masa të menjëhershme për pastrmin dhe dezinfektimin e rrugëve, shkruan InfoShqip.com

Në vazhdim mund të lexoni të plotë shkrimin:

“E nderuara Kryetare e Komunës së Tetovës zonja Teuta Arifi , ju lus që të nisni pastrimin e dezinfektimin në të gjitha institucionet publike dhe private , duke pasur parasysh se ky virus shpërndahet shumë shpejt ju kisha sugjeru juve dhe ekipit tuaj t’i dezinfektoni edhe ndërtesat ku në ta banojnë shumë qytetarë e për tu shpërnda kjo pandemi mundësitë janë shumë të mëdha. Deri më tani këtë hap nuk e keni marrë , mundësisht sa më shpejtë që është e mundur të dilni e ti dezinfektoni sepse jeta e qytetarit është më me vlerë se çdo gjë tjetër. Presim që këto masa të ndërmiren sa me shpejtë për parandalim të virusit Corona e për siguri të qytetarëve.“-përfundon ai./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu