Biden dhe Stoltenberg diskutojnë çështjet aktuale, përfshirë edhe Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden priti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Shtëpinë e Bardhë përpara Samitit të NATO-s që do të mbahet në Bruksel të Belgjikës më 14 qershor.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha në një deklaratë me shkrim se Biden përsëriti angazhimin e tij të fortë për të punuar ngushtë me aleatët për suksesin shtatë shekullor të NATO-s në mbrojtjen e sigurisë dhe vlerave demokratike.

Biden dhe Stoltenberg ranë dakord mbi rëndësinë e iniciativës së NATO-s 2030 për të siguruar që aleanca t’i përshtatet konkurrencës strategjike dhe luftimit të kërcënimeve ndërkombëtare si ndryshimi i klimës dhe sulmet kibernetike“, tha ajo.

Takimi u përqendrua gjithashtu në shpenzimet e mbrojtjes dhe investimet në mbrojtjen e përbashkët nga aleatët e NATO-s, tha Psaki.

Biden dhe Stoltenberg diskutuan gjithashtu investimet 20-vjeçare të NATO-s në Afganistan dhe përpjekjet e saj të vazhdueshme drejt përpjekjeve diplomatike të paqes”, njoftoi zëdhënësja Psaki.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha pas takimit të mbajtur prapa dyerve të mbyllura se ai dhe Biden diskutuan gjithashtu për Kinën dhe se kjo temë gjithashtu do të jetë një nga pikat e rendit të ditës në Samitin e NATO-s javën e ardhshme.

Kina së shpejti do të bëhet ekonomia më e madhe në botë, tha Stoltenberg.

Por Kina nuk ndan të njëjtat vlera si ne. Ne shohim se si Kina po bllokon protestuesit demokratikë në Hong-Kong, si i trajton turqit ujgurë, i detyron fqinjët e saj dhe kërcënon Tajvanin“, tha ai.

Stoltenberg gjithashtu mirëpriti vendimin e Biden për t’u takuar me Putin pas Samitit të NATO-s “Dialogu me Rusinë nuk është një shenjë e dobësisë. Ne jemi të fortë, ne jemi së bashku“, bëri të ditur Sekretari i NATO-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu