Presidenti i SHBA Joseph Biden vendosi “një ton dukshëm të ndryshëm në Samitin e G7 nga paraardhësi i tij Donald Trump, duke lejuar një diskutim të sinqertë dhe të ndërsjellë mbi çështjet globale, pa mbjellë kaos“, tha një burim pranë bisedimeve në zonën angleze Cornwall të Shtunën U mblodhën udhëheqësit e vendeve të G7, transmeton InfoShqip.
“Dikur, ishte një rrëmujë e plotë. Ne ishim në skaj, duke u përpjekur gjithë kohën për të mbajtur G7 të qetë, dhe tani nuk duhet të shqetësohemi më për këtë” – tha burimi.
Ai shtoi se “tani ju mund të keni një bisedë të sinqertë dhe nuk keni pse ta filloni temën me një deklaratë jo, Rusia nuk do të kthehet në G7“, shtoi një burim i Reuters./InfoShqip.com






