Biden sulmon ashpër Trump: E quan ‘budalla’ pasi refuzoj të mbante maskë mbrojtëse

Joe Biden sulmoi Presidentin Donald Trump duke e quajtur “budalla absolut”, pasi refuzoi të veshte një maskë vetë dhe nënçmoi Biden pasi ai mbante një të tillë.

Kandidati presidencial i Partisë Demokratike për vitin 2020 kishte një varg ofendimesh drejtuar Trump, ndërsa së fundmitha se ai po bëhet gjithnjë më i çrregullt.

“Ai është një budalla, një budalla absolut, që të flasë në atë mënyrë,” tha Biden. “Çdo doktor në botë po thotë se duhet të vishni një maskë kur jeni në një turmë.”

I pyetur nëse veshja e një maskë parashikonte dobësi ose forcë, Biden zgjodhi një përshkrim tjetër.

Trump, i cili është 73 vjeç, dhe Biden 77, janë të dy në rrezik të lartë nga Covid-19 për shkak të moshës së tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu