Biden tha se do të jetë më i ashpër ndaj Arabisë Saudite, por mbështetja nuk u mohua dhe do të vazhdojë

Si kandidat presidencial, Joe Biden, kishte shtruar një qasje më të ashpër ndaj mbretërisë arave sesa çdo president tjetër amerikan në dekada. Ai kishte thënë se do të detyronte Arabinë Saudite ‘paguante çmimin’ për ‘abuzimet me shkeljen e të drejtat njerëzore’ dhe ‘do t’i trajtoj në si të padëshirueshëm siç janë’. Por nëse Biden thotë se Arabia Saudite është ‘e padëshirueshme’, po i trajton si ‘të padëshirueshëm me përfitime.

Derisa Biden njoftoi se të enjten ai po përmbushte premtimet e fushatës duke e bërë Arabinë Saudite ‘të përjashtuarin’ duke e mbajtur premtimit për të ndaluar mbështetjen e fushatës së luftës së Arabisë Saudite dhe aleatëve në Jemen, administrata e tij po e bën të qartë se nuk do të heq dorë nga asistenca ushtarake e SHBA për mbretërinë dhe planifikon se do të ndihmoj atë të forcoj mbrojtjen e saj.

Qasja e tij reflekton marrëdhënien e ndërlikuar SHBA –Arabi Saudite. Derisa Biden po i qaset më rreptë se paraardhësit, ai dhe ekipi i tij i politikës së jashtme e kuptojnë se SHBA nuk mund të lejojë që marrëdhëniet të shthuren. Ata e dinë e rëndësisë e ruajtjes së marrëdhënies së aspekteve ushtarake, kundër terrorizmit dhe sigurisë që shihen si vitale për sigurinë e dy kombeve.

“Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me Arabinë Saudite ku prioritetet tona përputhen dhe nuk do të ngurrojmë që të mbrojmë interesat dhe vlerat e SHBA’së aty nuk përputhen”, tha Departamenti i Shtetit në një përgjigje për pyetjet të dërguar nga agjencia e lajmeve të The Associateed Press.

Derisa u trumbetua se Biden po ndryshon qasjen ndaj Arabisë Saudite gjatë shpalosjes së politikës së tij të jashtme të enjten, ai nuk u thellua në hollësi përtej përshkrimit të pasojave të luftës në Jemen si katastrofë humanitare pas ndërhyrjes së Arabisë Saudite në ndihmë të qeverisë së njohur nga bashkësia ndërkombëtare në luftën me rebelët Houthi të mbështetur nga Irani.

Ashti siç ka bërë Izraeli deri atëkohë kur administrata Biden të sistemohen, edhe Arabia Saudite ishte pajtuese në qasje. Të enjten ata e mirëpritën ndërhyrjen e diplomacisë ndërkombëtare në konfliktin e Jemenit.

Siç pritet qasja e Biden ndaj Iranit dhe rikthimin në marrëveshjen bërthamore të 2015’s të arritur nga Obama që e kishte shpallur si sukses – me gjithë mangësitë – dhe e mënjanuar nga administrata Trump pikërisht për ato mangësi, ekipi i Biden së pari është zotuar se para se të vendosin do të konsultohen me lojtarët rajonal për dallim me atë të Obama që nuk i kishte konsultuar.

Arabia dhe Izraeli, që udhëheqin rezistencën ndaj hegjemonisë së Iranit në Lindjen e Mesme po presin për qëndrimet definitive të SHBA-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu