Bie bora e parë për këtë vit në Maqedoni

Pasditen e sotme ka filluar edhe dëbora e parë në vendin tonë. Bora e parë për këtë vit ka rënë në Kodrën e Diellit, në malësinë e Tetovës. Për shkak të borës, që këtë vit ka filluar më herët se vitet e tjera, ka pasur edhe një rënie të theksuar të temperaturave.

Kështu nesër temperaturat do të bien deri në -0 në të gjithë vendin, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 7 gradë Celsius. Ndërsa gjatë javës do të kemi sërish një rritje të temperaturave, duke arritur në vlerat normale të sezonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu