Bima që qetëson migrenën, dhimbjet reumatizmale dhe ato të periodave, ja si ta përgatisni

Lule vjeshte (tanacetum parthenium) është një bimë mjekësore që bën pjesë tek familja e margaritave. Ajo është përdorur shumë për të qetësuar migrenën dhe dhimbjet e kokës. Është përdorur dhe për të nxjerrë krimbat nga zorra, si dhe nga gratë për të nxjerrë plancentën pas lindjes.

  • Përbërësit: Sesquiterpebe, laktone, vajra esenciale, piretinë, taninë.
  • Veprimi: Antiinflamator, relakson enët e gjakut në periferi, stimulues i tretjes, nxjerr krimbat dhe nxit e rregullon periodat.

Pjesët që përdoren: Sot kjo bimë merret për të qetësuar dhimbjet e kokës, migrenën, dhimbjet e periodave apo ato reumatizmale. Vendoset mbi vendet e dhimbshme në formën e kompresës.

Përdorimi:

Konsumoni një gjethe të freskët në ditë për të parandaluar migrenën. Merrni pak nga çaji i përgatitur nga 15 gr bimë në 500 ml ujë pas lindjes për të tonifikuar mitrën dhe nxitur pastrimin e saj. Merret dhe për dhimbjet e periodave të shoqëruara me shtrëngime dhe rrjedhje të shumta.

Tinkturë (lëngu): merrni 5-10 pika çdo 30 min sapo të fillojë migrena. Për dhimbjet e menjëhershme reumatizmale, merrni deri 3 x 2 ml në ditë, mund ta kombinoni dhe me bimë të tjera.

Skuqni pak nga bima e freskët dhe vendoseni mbi bark për të qetësuar dhimbjet e forta të barkut ( kolikat). Duhet pasur kujdes sepse bima e ngrënë e freskët mund të shkaktojë ulcera në gojë, prandaj provoni ta skuqni më parë. Nuk rekomandohet tek personat të cilët mjekohen me ilaçe, sepse kjo bimë ndikon në shpejtësinë e koagulimit të gjakut.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu