Biografia e presidentit Stevo Pendarovski

Shefi i pestë i shtetit Stevo Pendarovski lindi më 3 prill 1963 në Shkup. Ai u diplomua në vitin 1987 në Fakultetin Juridik dhe Shkencat Politike, në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” – Shkup, ndërsa ka kryer studimet master dhe doktoraturë në Institutin për Kërkime Juridike Sociologjike dhe Politike në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” – Shkup.

Në 11 vitet e fundit, ai ishte profesor në Universitetin Kolexhi Amerikan i Shkupit, ku ka dhënë lëndët e Sigurisë Ndërkombëtare, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Hyrje në Politikë, Globalizëm, Gjeopolitikë, Politikë të Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe Shtetet e Vogla në Politikën Botërore.

Në periudhën 1998-2001 ai ishte shef i Drejtorisë për Analiza dhe Hulumtime në Ministrinë e Brendshme dhe zëdhënës i ministrisë.

Nga viti 2001 deri në 2004 ai është Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2004 deri në 2005 ai është Kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 është këshilltar i politikës së jashtme të Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2016 deri në vitin 2017 është deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Që nga nëntori 2017, Pendarovski është emëruar koordinator kombëtar për NATO-n.

Pendarovski ishte kandidat presidencial në zgjedhjet presidenciale në vitin 2014 dhe këtë vit ai u zgjodh përsëri kandidat presidencial nga LSDM-ja dhe Koalicioni dhe në të dy raundet mori më tepër vota se rivalët e tij Gordana Siljanovska-Davkova dhe Blerim Reka dhe kështu u bë presidenti i ri i Maqedonisë.

Pendarovski në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fitoi 436,212 vota ose 51,66 për qind të votave të qytetarëve që dolën në votime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu