Në fund të këtij muaji pritët që të prezantohet makina e njohur ndryshe si ‘Bisha’ me të cilën do të lëvizë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Limuzina është përgatitur enkas për lëvizjet shumë të sigurta të gjigandit amerikan “Cadillac” në bazë të kërkesave të bëra nga shërbimet inteligjente amerikane.
Në brendësi do të jetë një “minispital”, ku nuk do të mungojë asgjë, përfshirë edhe një qese gjaku në rast nevoje për presidentin.
Makina gjithashtu do të ketë sisteme të përditësuara komunikimi dhe sistem mbrojtës kundër sulmeve me armë kimike apo biologjike.
E gjithë kjo siguri do të shërbejë vetëm për 30 minuta udhëtim, kjo pasi në protokollet e sigurisë, Presidenti nuk mund të udhëtojë me këtë makinë në destinacione më të largëta se kaq.
Për udhëtime mbi 30 minuta shfrytëzohen helikopterët “Marine One”.