Biznesmeni nga Amerika, Gazmend Bllata në mbështetje të Fisnik Melës!

Biznesmeni dibran që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazmend Bllata ka shprehur hapur mbështetjen e tij për kandidatin e VLEN-it, Fisnik Mela i cili synon mandatin si kryetar i Dibrës në raundin e dytë që do zhvillohet me 2 nëntor, transmeton InfoShqip.com

Postimi i plotë:

“Edhe pse larg vendlindjes, zemra ime rreh çdo ditë për Dibrën e dashur. Çdo mëngjes që nis në dhe të huaj, mendja shkon tek rrugët, njerëzit e mirë, ajri i pastër dhe krenaria që më mban gjallë, sepse aty i kam rrënjët, aty është gjithçka që më ka formuar.

Mërgimtari mund të jetojë larg, por kurrë nuk e harron tokën që e rriti. Ne, që punojmë jashtë, e dimë se sa shumë ka vlerë të kesh njerëz të ndershëm, të urtë dhe me vizion në krye të vendit. Prandaj sot, me zemër plot mall e dashuri për Dibrën, dua të shpreh përkrahjen time të sinqertë për bashkëqytetarin tonë, Fisnik Mela, kandidat për kryetar të Komunës së Dibrës.

Fisniku është njeri i punës, i fjalës dhe i zemrës. Një djalë që e njeh Dibrën, i din hallet e njerëzve dhe ka guximin për të bërë ndryshim. Ne që jemi larg, e kemi për detyrë morale të qëndrojmë pranë njerëzve të tillë, sepse vetëm kështu e ndërtojmë të ardhmen që duam për vendlindjen tonë.

Nga larg, me shpirtin gjithmonë në atdhe. Për Dibrën, për zhvillim, për Fisnikun!…🇦🇱🇦🇱🇦🇱”, – ka shkruar ai./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu