Bledi Mane: “I kam dënuar prindërit me dy javë”

“Vajzat janë për nënën dhe babain, ndërsa djemtë për vjehrrin dhe vjehrrën, sa qëndron kjo ende në 2025?”, kjo ishte tema e një dite më parë në “Trotuar”, në “E Diell”.

Në një moment gjatë bisedës me personat në panel, Bledi Mane i ka shokuar ata dhe publikun me deklaratën që bëri.

Gazetari u shpreh se ai i ka ‘dënuar prindërit e tij me dy javë që mos t’a marrin në telefon’.

Sipas Manes, në çfarëdo lloj moshe të jesh prindërit do të pyesin ‘a ke ngrënë, kur do martohesh?’.

“Po tregoj një sekret, unë dy prindërit i kam dënuar me dy javë, nuk ka telefonata. Nuk ju përgjigjem telefonatave të tyre. Unë jam fëmija i fundit i familjes dhe ndoshta jugu ka një model prindërimi paksa të tepruar. Unë e kam quajtur model ‘prindërimi grek’ që ti në çdo lloj moshe që shkon, të bie telefoni ‘pse të ishte ngjirur zëri në televizion? Mos je ftohur? Mua duke i dobësuar, a ke ngrënë? Kur do martohesh se do vdesin’. Më prishin rutinën time ditore se unë bëj 3 punë të ndryshme. Babai imë është 87 vjeç, nëna ime është 85 vjeçe dhe kur bie telefoni im 7 herë në ditë dhe kur më del emri i saj në telefon mendja më shkon se ka ndodhur diçka. Unë i kam dënuar prindërit, i dënoj herë pas here, për të reflektuar”, tha Bledi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu