Blendi Hodai: Ajo që bënë dje Azir Aliu dhe Arben Fetau nuk është respekt për familjen e viktimave por përpjekje e pështirë për të simuluar dhe teatralizuar dhembjen

Aktivisti Blendi Hodai përmes një postimi ka reaguar ashpër ndaj ministrit të shëndetësisë, Azir Aliu dhe zëvendëskryeministrit Arben Fetau duke akuzuar për kapanjë politike dhe tendencë të pështyrë për të simuluar dhe teatralizuar dhembjen, përmes gjestesh të llogaritura mirë për efekt elektoral, dy muaj para zgjedhjeve lokale. Hodai po ashtu i ka reaguar edhe kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami pasi ky i fundit theksoi se inicativa ka ardhur përmes ministrisë së shëndetësisë ndërsa Hodai thekson se kjo iniciativë është dorëzuar nga iniciativa ZERO në komunën e Tetovës, më 17 qershor 2025, shkruan Top24

Tendenca për ta përvetësuar diçka që nuk të takon është forma më e ulët e vjedhjes, sidomos kur qëllimi nuk është fisnik, por thjesht elektoral. Mund ta gënjesh veten dhe t’i bindesh se është e vërtetë por nuk mund të gënjesh të vërtetën e aq më pak popullin. Gënjeshtra del sheshit sepse para fakteve heshtin edhe engjëjt:
1. Më 16 qershor 2025, Iniciativa ZERO! në bashkëpunim me familjarët e viktimave të tragjedisë në Spitalin Modular, ka dorëzuar kërkesën zyrtare në adresën elektronike të Ministrisë së Shëndetësisë, për ndërtimin e një parku memorial në hapësirën ku ndodhi tragjedia, hapësirë që sot është shndërruar në një vend të harruar, të mbuluar me makina të vjetra, pluhur dhe shpërfillje (shih: https://shorturl.at/XSfDW)
2. Më 17 qershor 2025, e njëjta kërkesë është deponuar zyrtarisht në arkivin e Komunës së Tetovës drejtuar Kryetarit të Komunës së Tetovës dhe Këshillit Komunal, sërish nga Iniciativa ZERO! së bashku me përfaqësues të familjarëve (shih: https://shorturl.at/gwPgJ)
Ajo që ndodhi dje: defile me deputetë, Ministrin e Shëndetësisë dhe Zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë, nuk tregon as respekt e as drejtësi për familjarët e viktimave. Por ishte një përpjekje e pështirë për të simuluar dhe teatralizuar dhembjen, përmes gjestesh të llogaritura mirë për efekt elektoral, dy muaj para zgjedhjeve lokale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu