Blerant Ramadani: I hyra kësaj gare për të fituar zemrat tuaja, por ju ma fituat zemrën mua

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, në tubimin qendror të mbajtur me qytetarët, u shpreh me tone emocionale dhe falënderuese për mbështetjen që ka marrë gjatë fushatës.

“Është nderi dhe privilegji më i madh për mua që të jem kandidat për komunën më të bukur, jo vetëm në këtë anë, por në gjithë shtetin. Dhe ajo është komuna e Sarajit,” tha Ramadani para mbështetësve të tij.

Ai theksoi se qëllimi i tij nuk është vetëm fitorja në zgjedhje, por ndërtimi i një lidhjeje të fortë me qytetarët.

“Kësaj gare nuk i hyra thjesht për të fituar votën tuaj, por për të fituar zemrat tuaja. Por çfarë ndodhi? Ju ma fituat zemrën mua!”, u shpreh Ramadani mes duartrokitjeve të të pranishmëve. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu