Sot, me datë 31.05.2022, kryesia qendrore e Lëvizjes BESA mbajti mbledhjen e saj të parë ku u zgjodhën organet e partisë duke filluar nga nënkryetarët, sekretarin gjeneral si dhe zëdhënësin e partise.
Me shumicë votash kryesia qendrore për nënkryetar zgjodhi, Fatmir Limanin, Blerim Sejdiun dhe Besa Kadriun. Po ashtu, sekretar gjeneral u zgjodh Abdush Demiri, ndërsa zëdhënës i partisë u zgjodh Faruk Avdiu.
Gjithashtu, në këtë mbledhje u diskutua edhe mbi situatën politike në vend dhe se cilat veprime duhet të merren më tej.
Lëvizja BESA konsideron se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë opsioni i duhur pasi qeveria aktuale nuk ka kredibilitet për të udhëhequr me të ardhmen e vendit dhe se vendi duhet të shkoj sa më parë në zgjedhje parlamentare.
Poashtu në rrjetin social ka reaguar edhe tashmë nënkryetari e njëkohësisht kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu ku dhe ka falenderuar kryesinë dhe kryetarin e partisë Bilall Kasamin.











