Sonte në Shkup është mbajtur kuvendi i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, në këtë kuvend kryetare e degës së Çairit u zgjodh Blerta Jonuzi në prezencë të shumë pjesmarrësve, shkruan InfoShqip.
Postimi i plotë:
“Aleanca për Shqiptarët mbetet shpresa e vetme për të ardhmen dhe FRASH, struktura e vetme që rritet dhe gjithnjë e më shumë i besojnë të rinjtë.
Sonte me një prezencë masovike, mbajti punimet Kuvendi i FRASH – Çair ku kuvendarët zgjodhën për kryetare Blerta Jonuzi, e diplomuar në drejtimin banka dhe financa, aktualisht ndjek studimet për master në drejtimin marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare.
Pas kuvendit të sotëm, FRASH vazhdon me anëtarësimet e reja dhe zgjerimin e strukturave në të gjitha nivelet.
Rinia është vetë ndryshimi, FRASH është shpresë.”, shkruajnë nga ASH./InfoShqip.com







