Blindohet BDI, debate dhe tensione për emrat e ministrave

Kryesia Qendrore e BDI-së do të diskutojë sonte se cilët do të jenë anëtarët që do të propozohen për ministra.

Emrat më të përfolur për të udhëhequr ministri janë Hazbi Lika, Bujar Osmani, Adnan Jashari dhe Sadullah Duraku.

Ali Ahmeti ka propozuar që Hazbi Lika të jetë zv.kryeministër për Sistem Politik e Marrëdhënie mes Komuniteteve, ndërsa Bujar Osmanin zv.kryeministër për eurointegrime, njofton TV24.

Pritet që BDI sonte të marrë vendim përfundimtar për emrat e ministrave, ndërsa në ditët në vijim edhe të votohet në Kuvend përbërja e re qeveritare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu