Per shkak të rritjes së numrit të madh të viktimave dhe të infektuarve në Serbi nga koronavirusi, Kroacia posa ka mbyllur kufijt me këtë vend fqinj, cka ka shkatuar telashe në komunikacion duke bllokuar qindra pasagjer kryesisht shqiptarë për shkak kolonave dhe pritjeve të gjata në kufi, njofton gazeta “Bota sot” nga vendi i ngjarjes.
Bëhen kolona të gjata deri në 5-6 km dhe pritje deri në tetë orë të veturave dhe autobusëve me plotë udhëtar nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës qe ia kanë mësyer Zvicrës, Gjermanisë dhe vendeve tjera perëndimore.
Mësohet se janë bllokuar mbi një mijë shqiptar në kufirin Serbi-Hungari (Horgosh dhe Batrovci) pasi Kroacia ka mbyllur sot kufijtë.
Reagimet dhe mesazhi i parë nga bashkëbiseduest e bllokuar në mes kufirit serbo-hungerez është qe të mos nisen për momentin qyterarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut nga Presheva se situata është e keqe.
“Ne jemi të bllokuar qe 7 ore”, thonë disa udhtarë , kurse disa tjerë thonë që “nga 8-10 orë dhe kemi mbetur as te mas ase te para”.
Edhe nëse niset dikush për vendet evropiane, të niset kah Hungaria, sepse Kroacia sapo i ka mbyllur kufitjë. Edhe “nëse niseni bile merrni uje, buke e qumësht që mos t’ju hekin bile femijet.” thonë disa të tjerë.