Blushi: Arbana Xharra, modeli i gazetares k*rvë

Lideri i LIBRA-s në Shqipëri, Ben Blushi ka ofenduar rëndë gazetaren Arbana Xharrën e cila sot zyrtarisht aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës-PDK.

Blushi e ka quajtur ”kurvë” Arbana Xharrën, shkruan Periskopi.

”Arbana Xharra, modeli i gazetares kurvë në prehrin e Kadri Veselit”, ka shkruar ai.

Përndryshe, Xharra është ndër gazetarët që ka kritikuar më së shumti kryetarin e PDK-së Kadri Veselin dhe këtë parti në përgjithësi.

Ajo sot për këtë vendim ka marrë kritika nga të gjithë njerëzit, duke u nisur prej kolegëve të saj, publikut dhe të tjerëve,/Periskopi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu