Bogoev i drejtohet ashpër deputetëve të VMRO-së: Edhe nënat i shisni për të hyrë në Qeveri

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Stefan Bogoev, u ka folur ashpër deputetëve të VMRO-së, duke u thënë se ata i shesin edhe nënat e tyre, mjafton që të mos shkojnë në opozitë.

“Ju koleg të dashur nuk frikësoheni nga federalizimi, kantonizimi apo diçka tjetër. Nëse BDI do pranonte të hiqet PSP ju do ishit të gatshëm ti shisni gjithçka, edhe nënat për të formuar Qeverinë.

A jeni të vetëdijshëm na hidhëruat me miqtë tanë më të mirë, me EU dhe NATO. Ata ishin të mirë kur ju jepnin miliona për projektet tuaja, por kur u kuptuan hajnitë dhe krimi juaj, ata filluan tu pengojnë juve.

Mos u frikësoni aq shumë edhe në opozitë ka jetë, por pse ju të VMRO do të kaloni disa vite në Idrizovë ajo është tjetër sepse ju e keni zgjedhur vet jeni të rritur”, tha Bogoev, përcjell “Lajm”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu