Bora dhe Donaldi bashkë, Beatrix reagon për herë të parë

Në sfilatën stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti, ishte e ftuar Bora Zemani, dhe në after party Bora u kap bashkë me Donaldin në disa skena gjatë festës.

Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas lajmeve të ribashkimit të Donaldit me Borën. Që pas publikimit të fotove e videove nga festa e Valdrin Sahitit ku Donaldi e Bora shiheshin bashkë, Beatrix u zhduk nga Instagrami, por tani është rikthyer.

Ajo ka postuar një foto të saj ku si gjithmonë shfaqet në super formë dhe ka shkruar një mesazh.

“Gjëja më e çuditshme nga rrjetet sociale është se ti kurrë nuk e di kush po shikon”, shkruan Trixa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu