Prej dy ditësh kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës.
Raportohet se trashësia e borës në Dardhë të ketë arritur deri në 40 centimetra.
Reshje dëbore ka pasur edhe në Voskopojë e Kapshticë, ku trashësia ka arritur në 10 cm.
Rruga e Dardhës aktualisht është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Ndërkohë në akset e tjera nuk raportohen probleme në këtë qytet.
“Pas reshjeve të dëborës, Autoriteti Rrugor Shqiptar inspekton punimet e mirëmbajtjes dimërore në akset rrugore të qarkut Korçë dhe ka pastruar rrugën në zonat turistike në Dardhë dhe Voskopojë.
Gjatë inspektimit u konstatua se gjendja e akseve rrugore ishte optimale dhe kontraktorët e mirëmbajtjes janë në gadishmëri
Udhëtoni të sigurt”, bën me dije autoriteti Rrugor Shqiptar.