Boris Johnson del pozitiv me koronavirus: Do vazhdoj të drejtoj qeverinë (VIDEO)

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, del pozitiv me koronavirus. Mediat në Britaninë e Madhe shkruajnë se Boris Johnson, ka rezultuar pozitiv dhe ende nuk dihet se kush e ka infektuar.

Kryeministri i Britanisë së Madhe e ka konfirmuar vet infektimin me COVID-19, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Gjatë 24 orëve të fundit unë kam patur simptoma të buta dhe jam testuar pozitiv me koronavirus. Tani jam izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverinë përmes video-konferencës ndërsa luftojmë kundër këtij virusi. Së bashku do ta mposhtim këtë”, – tha Johnson në Twitter.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu