Borisov: Pa plotësimin e kushteve të Bullgarisë, s’ka bisedime për Maqedoninë e Veriut në BE

Ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov thotë se nuk ka negociata me Maqedoninë e Veriut derisa pakica bullgare nuk bëhet pjesë e Kushtetutës. Ky mesazh i ish kreut të ekzekutivit bullgar erdhi pas takimit me shoqatat e bullgarëve në Maqedoni. Borisov ka garantuar se mbështetja ndaj Maqedonisë së Veriut varet nga njohja e pakicës bullgare.

“Të gjendet zgjidhje në Kuvend dhe të bëhet diçka që edhe bullgarët të jenë pjesë e Kushtetutës si serbët, boshnjakët dhe të tjerët që më pas të mund të vazhdohen negociatat për problemet shoqërore. Kjo është e patjetërsueshme. Pa këtë nuk kemi çfarë të diskutojmë dhe këtë duhet të dinë edhe Mickoski dhe Zaev”– deklaroi Bojko Borisov, Ish kryeministër i Bullgarisë.

Përfaqësuesit e shoqatave bullgare u ankuan për qasjen jo serioze të liderëve Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev, duke akuzuar se qasja e tyre dallon kur janë në Shkup dhe kur shkojnë në Sofje. Borisov kujtoi se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama janë marrë vesh për çështje minutash.

“Prandaj them që pa mos e ndryshuar Kushtetutën dhe ju të inkuadroheni si bullgarë, qytetarët të Maqedonisë së Veriut, nuk do të ketë negociata. Me shqiptarët u morëm vesh për çështje minutash. Me kryeministrin Edi Rama kemi biseduar dhe sot neve i ndihmojmë Shqipërisë dhe Shqipëria i ndihmon qytetarëve të saj”– pohoi Bojko Borisov, Ish kryeministër i Bullgarisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu