Borrell: BE është e detyruar të ndihmojë Turqinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell tha se Unioni është i detyruar të ndihmojë Turqinë, e cila mirëpret refugjatët. Borrell vizitoi qendrën e komandës së operacionit “Irini”, i cili është krijuar për të kontrolluar embargon e armëve të Bashkimit Evropian ndaj Libisë.

Borrell, në përgjigje të një pyetjeje, tha se falë marrëveshjes së Turqisë me BE-në për refugjatët, ka ndaluar emigrimi i jashtëligjshëm dhe janë shpëtuar shumë jetë.

Kjo marrëveshje është ende e vlefshme dhe duhet të vazhdojë të zbatohet”, u shpreh Përfaqësuesi i BE-së. Duke nënvizuar se Turqia mirëpret mbi 4 milionë refugjatë, ai tha: “Bashkimi Evropian është i detyruar të ndihmojë Turqinë dhe të mbështesë barrën që përfaqësojnë këta njerëz”.

Kurse në deklaratën e bërë pas takimit me Ministrin ne Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, Borrell tha se në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të BE-së, që do të zhvillohet ditën e hënë, do të shqyrtohen marrëdhëniet Turqi-Greqi.

Zotërojmë një moment të mirë në marrëdhëniet me Turqinë”, tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu