Bosnjakovski: Nuk ka amnisti për asnjërin që ka vepruar në kundërshtim me ligjin

Amnisti nuk do të ketë për asnjërin që ka vepruar në kundërshtim me ligjin, pa dallim përkatësisë etnike, fetare apo politike. Kështu tha sot zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, duke informuar opinionin për vendimin të cilin mori qeveria në seancën e fundit me çka i propozon Gjykatës Kushtetuese të hedh poshtë iniciativën e avokatit të Nikolla Gruveksit dhe Mile Janakievskit për hedhjen e përgjegjësisë prej funksionarëve tek komisionet për furnizime publike, informon MEDIAL.

Qeveria e Maqedonisë solli vendim me të cilin i propozon Gjykatës Kushtetuese të mos e pranojë iniciativën e zyrës së avokatit Elenko Milanov, i cili përfaqëson ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ish Ministrin e Transportit Mile Janakievski dhe ish funksionarë të tjerë në rastet e PSP-së, për fillim të një procedure të vlerësimit të kushtetutshmërisë se nenin 196 dhe 100 të paragrafit 2 Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal.

“Me këtë iniciative zyra e avokatit e cila i përfaqëson ish funksionarët e lartë, kërkon rishikim të kushtetutshmërisë të dy neneve të Kodit penal, me qëllim që përgjegjësia për furnizime publike të hedhet mbi komisionet për furnizime publike dhe nga çfarëdo lloj përgjegjësie të mbrohen funksionarët. Kjo nuk është në pajtim me një shtet juridik. Ligjet do të vlejnë për të gjithë dhe Qeveria vlerëson se kjo iniciativë është tërësisht jo logjikë. Njëkohësisht, me këtë iniciativë kërkohet që lëndët të cilat udhëhiqen në këtë moment, ndërsa janë të lidhura me vepra penale të lidhura me keqpërdorimet zyrtare dhe autorizim të ndërpriten derisa Gjykata Kushtetuese nuk deklarohet. Kjo është e pa pranueshme në asnjë mënyrë. Amnisti në Maqedoni nuk do të ketë për askënd që ka gabuar para ligjit pa dallim të përkatësisë etnike apo politike”, tha Boshnjakovski.

Nga akuzat e deritanishme të PSP-së janë rreth 50 të akuzuar në 11 lëndë, të cilët ndiqen penalisht për shpërdorim të detyrës zyrtare. Mes tyre janë ish funksionarë dhe ministra si për lëndët Trajektorja, Tanku, Target, Tender etj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu