Nga: Donika Bakiu
Na mungojnë takimet e zakonshme mes përqafimesh e bisedash, të qeshurat e shumë gjëra tjera. Shkollat e universitetet janë të zbrazura, mësimdhënësit janë para kompjuterëve ndonëse jo të gjithë nxënësit sepse ka nga ata nxënës që nuk kanë kompjuterë dhe duhet patjetër tu ndihmohet. Teknologjia na afron më shumë tani.
Komunikimet përmes platformave audio-vizuale janë bërë parësore në këto ditë të vështira që po kalon njerëzimi.Skype-i , Zoom-i , Google Meet janë bërë përditshmëria jonë. Më mungojnë emisionet kur shkoja në studio por besoj se kam mund të jap mesazhe edhe nga Skype banesën e kam bërë studio në këtë periudhë e motrën kameramane në të shumtën e rasteve .Besoj në atë se do të rikthehemi në normalitet se do të jemi në emisione të tregojmë për këtë kohë të pakohë që na bëri të kuptojmë shumë gjëra . Ligjëratat nuk janë të njëjta në Meet si në universitet por e kemi patjetër kështu tani.
Takimet me klubin e librit nuk janë të njëjta në Zoom ose Meet ashtu si takoheshim te parku UT-së ose te Mulliri i Vjetër. Kemi mall për krejt këto që përmenda.Më mungon zhurma e kafeneve, kur hyn në Grish ose Shend e Verë e të pyesin se çfarë do të pish? Një makijato të madhe , një lëng portokalli,një çaj pemësh. Më ka marrë malli për kafenë në UEJL mes bisedash me kolegë dhe profesorë.Kam mall për supën me brokoli dhe xhenxhefil në Grish ku bashkë me kolegen time Migena Arllatin pas ligjëratave në doktoratë na shijonte shumë, bashkë me bisedat tona. Është fakt se jo të gjithë janë të shkathët në këtë botë te re gjithçka online dhe nuk ju pëlqen të gjithëve por mundësi tjetër nuk kemi.Besoj në atë se sheshet do të mbushen përsëri plot, do të ankohemi përsëri nga trafiku në qytet e shumë e shumë gjëra të tjera.Në kohë të vështira si kjo tani nevojitet solidaritet e ndihmë,bashkë për tejkaluar sfidat që na dalin përpara! Tani kujtoj fjalët e gjyshërve kur më thonë ‘’shëndeti mbi të gjitha, se të tjerat bëhen’’, këtë më thotë dhe nëna ime e unë bëhesha nervoz ndonjëherë e thoja këto nuk dinë fjalë tjetër. Më mungojnë bisedat në shtëpi ose kafene bashkë me tezen Besa sikur nuk kanë fund, konferenca, punimi, revista e shumë shumë të tjera. Bisedat me hallat Mirveten e Lumen e të qeshurat që nuk kanë fund …tani çdo gjë online edhe bisedat edhe të qeshurat edhe punimet! Kjo pandemi, kjo ndarje na bëri me dije se ne nuk mundemi pa njëri tjetrin sepse jemi të lidhur shumë më shumë se çfarë kemi menduar! A duhet të shtyhemi më për gjëra të kota?!
Ndihmoni aty ku mundeni, të japësh një dorë të ndihmosh është gjest human. Jepe edhe ti kontributin tënd për njerëzit në nevojë. Ndihmoni pa interes! Mendoni me zemër! Kur ndihmon të tjerët ke ndihmuar dhe veten tënde! Vetëm një gjë është e ditur ,tani jemi të gjithë njësoj kur të kaloj kjo situatë do ta çmojmë më shumë njëri tjetrin, nga që nuk kemi qenë të vetëdijshëm çfarë kemi pasur në dorë kemi menduar ndoshta se ashtu duhet të jetë Shërim të shpejtë për të gjithë e sa më pak të infektuar me virusin korona po ashtu bravo e madhe për stafin e bluzave të bardha , policisë së vendit e mos të harrojmë një falemenderim për popullin e bindur! Faleminderit të gjithë atyre që po sakrifikohen në këtë kohë lufte! Qëndroni në shtëpi dhe ndiqni rekomandimet!Do të kaloje edhe kjo shpresoj pas vështirësisë vjen lehtësimi!