Bozhinovski: Gruevski për momentin në “zonën e minimit”

Ish-kryeministri dhe kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook dje ka shkruar vendndodhjen e tij, duke thënë se ka marrë edhe kërcënime me jetë.

Gruevski shkruan se ndodhet në Budapest të Hungarisë dhe se ka kërkuar azil politik.

Por si janë procedurat për ekstradimin e ish kryeministrit të Maqedonisë. Për momentin ende MPB nuk ka shpallur fletëarrest ndërkombëtar ndaj tij. Por edhe nëse shpallë fletëarrest ndërkombëtar, dhe Gruevski merr azil politik, atëherë ai nuk mund të ekstradohet. Kështu vlerson për Zhurnal, juristi Andrej Bozhinovski.

Ai thotë se nëse Gruevskit ia pranojnë kërkesën për azil, atëher edhe me fletëarrest ndërkombëtar nuk mund të ekstradohet, dhe e vetmja gjë që mund të bën MPJ e Maqedonisë është të dërgon notë diplomatike.

“MPJ së pari duhet të shpallë fletëarrest ndërkombëtar që të ketë bazë për ekstradim. Përderi sa kërkon azil, Gruevski është në zonën e “minimit” sepse pritet vendimi për azil në bazë politike nga MPB e Hungarisë. Nëse e pranojnë azilin atëherë nuk do të ketë ekstradim dhe MPJ e Maqedonisë vetëm mund të dërgon notë diplomatike”, ka theksuar për Zhurnal, Andrej Bozhinovski, jurist.

Ndryshe, MPB-ja pas verifikimeve të bëra ka arrit të konfirmojë se IP adresa prej ku ish kryeministri Nikolla Gruevski ka njoftuar se ndodhet në Hungari është e vërtetë. Dikasteri Brendshëm konfirmon se IP rezulton në Hungari dhe se prezencën e tij e ka konfirmuar edhe policia hungareze dhe i njëjti ka kërkuar azil. Nga MPB njoftojnë se do të kërkojnë nga Gjykata Penale lëshimin e flet-arrestit ndërkombëtar për Gruevskin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu