Braathu do të nisë punën e re në Serbi, i thotë Kosovës: Po e fitoni një mik në Beograd

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Tahiri të hënën ka takuar shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu. Tahiri tha se Braathu është mik i madh i Kosovës, i cili me kontributin e tij ka kontribuar në ndërrimin e institucioneve demokratike të Kosovës. Për çka ai gjatë një konference për media ka uruar Braathu për misionin e ri si shef i OSBE-së në Serbi.

Ambasadori Braathu do të mbetet një ndër miqtë dhe një ndër diplomatët, që kanë ndihmuar pa asnjë kursim ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë dhe sidomos forcimin e partneritetit mes institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar”, tha Tahiri.

Ambasadori i OSBE-së Jan Braathu është shprehur mirënjohës ndaj institucioneve të Kosovës për bashkëpunimin. Derisa është shprehur i sigurt se Kosova nuk po e humb një shok, por tani do ta kenë një mik në Beograd. “Ne kemi pyetur se çka mund të i’u ndihmojmë, këtu. Të jeni i sigurt se nuk po e humbni një shok, por do të keni një mik në Beograd”, tha ai duke iu referuar zëvendëskryeministrit Besnik Tahiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu