Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, feston këtë datë historike duke ju ulur tatimin në të hyra personale britanikëve. Të premten në orën 23:00 Britania e Madhe çlirohet nga Bashkimi Europian dhe e lë bllokun europian pas 47 vitesh anëtarësi.
Kryeministri Johnson do t’i drejtohet kombit mbrëmjen e të premtes në orën 23:00 në momentin kur Britania çlirohet nga përfundimisht nga BE’ja ku do të bëjë thirrje që britnaikët të shikojnë para dhe jo prapa.
“Ky nuk është fundi, por një fillim…një moment i ripërtëritjes dhe ndryshimit kombëtar” tha Kryeministri Johnson.
Ai i përshëndeti britanikët në këtë ditë të madhe dhe fillim i një epoke të re për Britaninë me një ulje taksash për 31 milion britanikë.
Johnson do të mbledhë kabinetin qeveritar për një seancë të posaçme sot në qytetin e Sunderland, që ishte qyteti i parë në Angli që u deklarua për të u larguar nga BE’ja në referendumin e 2016’s, ku do të ju thotë ministrave të tij të fokusohen për të sjellë përfitimet që do të sjellë liria e fituar nga Brukseli.
Që qytetarët e klasës punëtore në Britani ta ndiejnë menjëherë përfitimin, Johnson aprovoi ngritjen e pragut prej të cilit të punësuaqrit nisin të paguajnë sigurim kombëtar nga 8628 funte britanike në 9500 funte, që rezulton me një kursim prej 104 funtesh për një punëtor të zakonshëm në Britani.
BREXIT që ndau Britaninë fillimisht dhe shkaktoi një krizë trevjeçare në Britaninë e Madhe dhe në Bashkimin Europian, mori fund realisht në zgjedhjet e përgjithshme në dhjetor kur Partia Konservatore e prirë nga Boris Johnson e dërrmoi opozitën e majtiste pas britanikët e bënë të qartë se duan të largohen sa më parë, edhe një herë.
Në anën tjetër të kanalit që gjatë këtyre tre viteve ishin arrogantë ndaj britanikëve dhe ishin të ashpër ndaj Britanisë gjatë negociatave të marrëveshjes për largim kanë ndryshuar qëndrim paksa pasi më në fund e kanë kuptuar se pakënaqësitë me burokracinë edhe politika e BE’së nuk ka vetëm tek britanikët.
Negociatori kryesor i BE’së gjatë bisedimeve me Britaninë, Michele Barnier, deklaroi se është i mërzitur për transmetuesin publik britanik BBC, dhe se mendimet e tij janë me ata ‘miliona britanik që janë të mërzitur, siç jemi ne”.
Ai shtoi se “Ne do të mbetemi miq, aleatë dhe partnerë. Ne duhet të rindërtojmë. Unë mendoj se jemi më të fuqishëm së bashku” pak vonë këto deklarata nga BE’ja, ndoshta do të duheshin t’i kishin dëgjuar këshillat e britanikëve me kohë.
Marnier tha se po provon të kuptoj BREXIT , dhe se ai beson se kjo shfaqë nevojën e BE’së që të dëgjojë popujt e Europës më me kujdes.
Nuk ishte shumë e vështirë asnjëherë për ta kuptuar që nga fillimi shumë në Britani të Madhe, burokracia e ngurtë dhe arroganca e Brukselit me ligjet dhe propozime që injorojnë pavarësinë e sovranitetin parlamenteve kombëtare, ishte ajo që i zemëronte britanikët. Zëri i tyre nuk dëgjohej, dhe nëse flisnin akuzoheshin se janë të prapambetur dhe të padijshëm.
Propaganda kundër Brexit ishte aq e egër nga shumë qarqe ndërkombëtare dhe britanike sa ishte e vështirë të dilje në publik për mbështetjen e sovranitetin pa shpëtuar akuzës për racizëm.
Britania e Madhe që është “burimi i parlamentarizmit” europian e perëndimor një milenium tani më ju dha edhe një mësim europianëve që me arrogancë i përqeshnin.
BE’ja dhe ‘identiteti europian’ asnjëherë nuk ka qenë më i brishtë se tani, megjithëse ishte i brishtë çdo kund tjetër përpos në qendrat e mëdha si Berlin, Paris. Sa më afër kufijve me Rusinë e me Turqinë, shtetet anëtare të BE’së kanë qëndrim më pragmatik dhe më pak ‘idealist’.










