Shqiptarët ishin në bordin e aeroplanëve në tre raste të ndara ku pati incidente dhe turbulence të rënda.
Siç edhe shihet nga videoja në fjalë, ata të cilët po udhëtonin me këto linja ishin të përfshirë nga paniku dhe po ashtu ndëgjohen britma të shumta nga udhëtarët që ishin të tmerruar nga ajo që po ndodhte.
Të tri këto incidente kanë ndodhur në këto linja:
Tiranë- Firence.
Stamboll- Nju Jork.
Prishtinë- Bazel.
“Shuni, shuni”, dëgjohet duke thënë njëri nga udhëtarët në fluturimin e parë duke kërkaur qetësi nga bashkëudhëtarët, ndërkohë në sfond dëgjohet zëri i disa udhëtarëve tjerë duke u lutur.
Në incidentin tek linja Prishtinë- Basel dhjetë persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishin lëndaur gjatë turbulencave të mëdha gjatë fluturimit.
Ndryshe turbulencat janë të zakonshme në çdo udhëtim me aeroplan.
VIDEO: