Sipas Kryeministres së Serbisë, Ana Brnabic, nuk vije në shprehje pranimi i Kosovës me kufijtë ekzistues dhe nuk mund të lejojnë që Beogradi të humb gjithçka e kosovarët t’i fitojnë të gjitha, shtoi se nuk sheh zgjidhje sa i përket çështjes së Kosovës tani për tani, transmeton Gazeta Metro.
Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, ka thënë Kryeministrja serbe, Ana Brnabic.
“Serbia nuk do të lejojë që Prishtina t’i fitojë të gjitha e Beogradi të humb gjithçka. Në këtë moment duhet ta shohim se sa më së shumti mund të fitojmë, e sa më pak të humbim dhe të jemi racional dhe real në këtë pikë. Por, që Serbia të humb gjithçka e Prishtina të fitojë të gjitha, kjo është e papranueshme, dhe nuk është zgjidhje e drejtë”, tha ajo për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.
Por, Kosova nuk është për t’u blerë dhe shitur, shton ajo duke komentuar propozimet që mund të dëgjohen në kohën e fundit rreth mundësisë që Serbisë për njohje duhet t’i ofrohet më shumë se anëtarësimi në BE.
“Duhet të kthehemi në pikën e të drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë”, porosit Brrnabic. Ajo beson se aktualisht palët janë larg nga çfarëdo marrëveshje dhe nuk sheh arsye për optimizëm kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut.
“Beogradi ka toleruar shumë provokime të Prishtinës për shkak të qetësisë dhe stabilitetit por taksa ka krijuar atmosferë e cila e ka bërë të pamundur çfarëdo dialogu. Menjëherë pas heqjes së taksës, ne jemi të gatshëm ta vazhdojmë dialogun”, theksoi ajo.
Brnabic paralajmëroi se edhe konflikti i ngrirë, jo stabiliteti askujt nuk i konvenon, më së paku serbëve në Kosovë, e as të gjithë serbëve, nuk është mirë për zhvillimin e tërësishëm ekonomik të të gjithë shtetit./gazetametro