Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, nga Ohri foli edhe për dialogun me Kosovën në Bruksel si dhe takimin që e pati me nënsekretarin e SHBA’së për çështje të Europës dhe Euro-Azisë, Philip Reeker. Ajo tha se diplomati amerikan nuk i ka përmendur njohjen e ndërsjellë pasi si njohës i çështjes e di qëndrimin e saj.
“Në asnjë moment gjatë takimit nuk më ka thënë Reeker se në fund të procesit është njohja e ndërsjellë, pasi e di se cila do të ishte përgjigja dhe argumenti im”, tha kryeministrja serbe në konferencën për shty pas pjesëmarrjes në Forumin e Prespës.
“Ne biseduam për marrëveshjen e Brukselit, ai ishte përfshirë aty, e di sesa e vështirë të arrihet marrëveshje. Ja tërhoqa vëmendjen atij për disa trendë shqetësuese në territorin e Kosovës dhe sulmet që po shtohen ndaj serbëve dhe pronës së tyre”, tha Brnabic.
Kur u pyet se si e sheh qeveria serbe kompromisin të cilin e përmendi disa herë paraprakisht dhe refuzimin e presidentit serb Vucic ta thotë, Brnabic ishte njëjtë e turbullt.
“Kompromis është që të takohemi diku në mes, që të nisemi nga pikat tona fillestar, e secila palë të fitojë e të humbë diçka dhe që të dyja të dalin të pakënaqur barabartë. Duhet të gjendet për këtë kompromis duhet të gjendet që t’i kthehemi të ardhmes. A do t’ia dalim varet nga Beogradi dhe Prishtina. Ne jemi këtu, do të ulemi në tavolinë, pas s’ka alternativë për dialogun, nuk duhet të ketë alternativë për dialog”, tha Brnabic.
Brnabic si të gjithë zyrtarët serbë përsëriti ankesën e tyre se Kosova nuk po respekton marrëveshjet e nënshkruara, as të Brukselit e as asaj të në Washington. Megjithëse, edhe Vucic dje ka refuzuar të bartë ambasadën serbe nga Tel Aviv në Jerusalem siç ishte pajtuar në Shtëpinë e Bardhë.
“S’kam arsye të urrej Albin Kurtin, e shoh si një politikan të një lloj gjenerate të re për të cilin kam menduar se do të mundësonte më shumë hapësirë për dialog”, tha Brnabic kur u pyet për të drejtpërdrejtë.
Brnabic shtoi se sot do të vazhdoj se me takim tjetër ku do të diskutohet për nismën mini-shengen ku do të jetë pjesëmarrës edhe presidenti serb Vucic. Aty shtoi se do të flitet për projekte konkrete që do të mund të zbatohen në javët e ardhshme.









