Brukseli: 70 milion euro për Ballkanin Perëndimor

Brukseli ndau 70 milion euro për Ballkanin Perëndimor, një fond që do shkojë për vaksimin e popullatës së saj. “Gjatë gjithë pandemisë, BE-ja ka treguar që ne e trajtojmë Ballkanin Perëndimor si partnerë të privilegjuar.

Ne vazhdojmë të veprojmë në këtë frymë edhe në rastin e vaksinave, duke marrë hapa për të mundësuar një fillim sa më të shpejtë të vaksinimit për stafin shëndetsor dhe grupet më të rrezikuara në fillim. Vaksinimi i shpejtë do të jetë vendimtar në vënien nën kontroll të pandemisë dhe fillimin e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Kjo paketë financiare, mundësuar nga Komisioni Europian, do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë në mbulimin e kostos së vaksinave për grupet prioritare në rajon, si dhe pajisjet e nevojshme të vaksinimit. Kjo do t’i mundësojë Ballkanit Perëndimor të blejë një numër vaksinash nga marrëveshjet paraprake të BE me gjashtë prodhues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu