Brukseli po përgatit sanksione ndaj Maqedonisë?

Nikola Gruevski, funksionarët e VMRO-së dhe presidenti Gjorge Ivanov, mund të ballafaqohen me sanksione nëse vazhdojnë të injorojnë thirrjet e Brukselit lidhur për formimin e qeverisë së re, dhe se pjesë e sanksioneve mund të jenë ndalimi i levizjës së lirë në Bashkimit Evropian.

“Bëhet fjalë për sanksione, që në plan të parë do të jenë personale më shumë se sa ndaj gjithë shtetit. Dhe mendoj se qartë i tregohet Gruevskit çfarë e pret dhe çfarë do të ndodhë”, u shpreh ish ambasadori Nano Ruzhin.

Në anën tjetër, për zëdhënësin e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, shantazhet e BE-së të përcjella nga euro-komisari Han, nuk janë edhe aq relevante.

“Me Hahn biseduam për disa çështje që ishin aktuale këto muaj, ne ishim të drejtpërdrejt dhe thamë se Maqedonia është e hapur për t’i filluar negociatat me BE-në që nga viti 2009, por ne jemi të bllokuar gjithë këto vite dhe cilat do shantazhe dhe negociata janë irelevante për momentin, sepse Maqedonia pret që nga viti 2009, kurse dikush vazhdimisht na bllokon”, tha dje Milloshovski, pas takimit me eurokomisarin Hahn.

Kjo deklaratë e Milloshovskit bashkë me qëndrimin e kryetarit të shtetit, Gjorgje Ivanov, sipas ekspertëve paraqet sinjal i orientimit pro-rus të VMRO-DPMNE-së, përcjell “Alsat”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu