Buffon: Messi e Ronaldo si Federeri dhe Nadali

Gigi Buffon emëroi heronjtë e tij sportivë dhe shpjegoi pse Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë Roger Federer dhe Rafa Nadal i futbollit.

Portieri i Juventusit foli për revistën La Gazzetta dello Sport për figurat më të mëdha të sportit, përfshirë kampionen e notit Federica Pellegrini.

“Në krye të listës është pa dyshim Alex Zanardi. Pak do të ishin kthyer siç ishin, edhe pa këmbë. Ai na mëson rëndësinë e mendjes, pasi kjo rregullon gjithçka”.

“Edhe me vështirësitë e aftësisë së kufizuar, të kesh një mendje aktive, të krijosh objektiva, që të ndihmon të jetosh jetën me një entuziazëm të madh”.

Zanardi ishte një shofer i Formula 1, por një përplasje shkatërruese në vitin 2001 e detyroi atë që të amputoj dy këmbët e tij.

Ai vazhdon të garojë me vetura të vogla (para-çikliste), por gjithashtu është bërë fitues i medaljes së artë në këtë kategori.

Buffon vazhdoi të tregoj idhujt e tij të radhës, me disa krahasime mjaft të qarta midis tenisit dhe futbollit.

“Federer është klas i pafund, ndërsa Nadal është këmbëngulje, djersë dhe gjithashtu talent, përndryshe nuk mund të fitosh të gjitha Grand Slams që ai arriti”.

“Puna e palodhur e Nadal dhe dëshira e vazhdueshme për të përmirësuar veten e lejuan atë të ishte në një vijë me tenistin më të talentuar në histori”.

“Krahasimi është i qartë dhe më bën të buzëqesh, pasi Leo Messi është Federer, ndërsa Cristiano Ronaldo është si Nadal”, përfundoi italiani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu